Nëse jeni nga ata që nuk mund ta bëjnë asgjë pa kafen e mëngjesit, por doni të ulni marrjen e kafeinës ka disa alternativa, transmeton InLajmi.
Është e vështirë të heqësh dorë nga kafeja, prandaj më poshtë i kemi rënditur 3 pijet më të mira që mund ti provoni në vend të kafesë dhe te hiqni dorë nga kafeina përfundimisht.
Çaji jeshil
Çaji jeshil në mëngjes mund të jetë mjaft freskues dhe një filxhan me pak mjaltë dhe nenexhik mund të jetë zëvendësim i shkëlqyeshëm për pijen tuaj energjike të mëngjesit. Çaji jeshil gjithashtu ka shumë përfitime për shëndet, prandaj është mirë ta provoni!
Uthull molle
Një pije uthull molle mund të jetë një alternativë e shkëlqyeshme për kafenë e në të njejtën kohë është pije që nxit edhe humbjen e peshës. Uthulla e mollës ka përfitime të shumta shëndetësore duke filluar nga stabilizimi i nivelit të sheqerit në gjak. Me siguri që mund ta provoni në mëngjes.
Matcha
Me shumë mundësi, nuk keni dëgjuar shumë për këtë pije, por do të habiteni kur ta kuptoni se matcha është një lloj çaji jeshil që bëhet nga avullimi i gjetheve dhe më pas bluarja e tyre duke formuar pluhurin jeshil, që tani njihet si matcha. Është një burim i shkëlqyer antioksidantësh si dhe mund të konsumohet me ose pa qumësht. Alternativë kjo për ata që duan të largojnë kafeinën nga dieta e tyre dhe të kenë energji për tërë ditën./InLajmi/