Analsiti Dardan Gashi ka thënë se tema e të pagjeturëve nuk është temë që e ka shpikur Albin Kurti por që debatohet 20 vitet e fundit.
“Nuk është temë që e ka shpikur Albin Kurti, fatin e të pagjeturëve. Mos i rreni njerëzit kështu, qe 20 vjet debatohet për të pagjeturit, në kreit botën e pasluftërave.Mos i manipuloni njerëzit”, tha Gashi.
Sipas Gashit Kurti është duke e njollosur luftën me ‘fushatën’ që po e bënë në Bruksel, përcjell RTV Dukagjini.
“Detyra e kryeministrit nuk është me shku me bo fushatë në Bruksel.Herën e parë e ka njollosë komplet luftën, herën e 2 po qet kopalla për zgjedhjet e brendshme, lokale. Është ka e rrezikon paqen në Kosovë, marrëdhëniet me bashkësi ndërkombëtare”, tha ai.