Futbollisti i Danimarkës do të pajiset me një pajisje për zemrën, pas rënies së tij në fushë gjatë ndeshjes me Finlandën, transmeton InLajmi.
Mesfushori 29-vjeçar pësoi arrest kardiak në ndeshjen mbajtur në Kopenhagë, ndërsa i’u bë ndërhyrje e menjëhershme e më pas u dërgua në spital.
Pajisja, ICD – defibrilator kardioverter i implantueshëm, u pa si e nevojshme “për shkak të shqetësimeve të ritmit të zemrës”, tha mjeku i ekipit danez Morten Boesen.
Eriksen vazhdon të jetë në spital por thuhet se ai është më mirë, shkruan CNN.
Fondacioni Britanik i Zemrës përshkruan ICD-në, si një pajisje e vogël e cila vendoset nën lëkurë, është e lidhur me zemrën me “tela të hollë” dhe dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës./InLajmi/




















