Ka nisur protesta e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Protesta po mbahet para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës.
Një nga punëtoret e Lotarisë së Kosovës, Ibadete Hasani është shprehur se janë 65 deri në 67 punëtorë të cilët nuk i kanë marrë pagat prej një viti.
Ajo shtoi se kanë tentuar të bisedojnë me Qeverinë përmes e-maileve, por nuk kanë arritur të marrin një përgjigje të duhur.
U bë e ditur se protesta do të vazhdojë derisa të përmbushen kërkesat e tyre, të cilat janë miratimi i ligjit për lotarinë dhe kthimi në vendet e punës./InLajmi/




















