Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur për takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Molliqaj lidhur me 4 propozimet e Kurtit në këtë takim tha se janë idiotësi në të gjitha rrafshet.
Ai tha se në vend të kërkesave më mirë do të ishte të bëheshin kritika.
“Kurti tjetër lloj kompromisi po don, njerëz që e mbështesin thonë nuk bën ky kompromis pastaj kur bën kompromis thonë ky e bëri kompromisin më të vogël të mundshëm, se me qenë dikush tjetër në vendin e tij e kishte bërë më keq. Kjo është idiotësi në të gjitha rrafshet, se ti para kundërshtarit po bën kërkesa duke e ditë që nuk të pranohen, më mirë është më bë kritikë”, tha Molliqaj.
Tutje ai tha se ky lloj i dialogut, me këtë agjendë, paraqet vetëm rrezik për Kosovën, përcjell Gazeta Express
“Kurti nuk dëshiron me u tërheqe nga procesi i dialogut, pa pikën e kujdesin është duke i kapë të gjitha institucuionet, fort dhe krejt, fort dhe krejt. Ne nuk jemi kundër dialogut, por këtë lloj me këtë agjendë Kosova pret vetëm rrezik”, tha ai
Kujtojmë se Kurti ka treguar dje katër kushtet që i ka Kosova për dialogun me Serbinë, megjithatë tha se të njejtat u refuzuan nga pala serbe. Ai shtoi se për propozimine tij të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq 3 propozimet e tjera i refuzuan.