Miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar 2.7 miliardë dollarë për bamirësi, transmeton InLajmi.
Scott është shprehur se ajo dëshiron t’u jepte para atyre që “ishin nënfinancuar dhe anashkaluar historikisht”.
Ajo është një ndër gratë më të pasura në botë, dhe tregoi se momentalisht kishte zgjedhur të bashkëpunojë me 286 organizata bamirësie që punojnë në pabarazinë racore, artet dhe arsimin.
Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga divorci i saj në vitin 2019 me Bezos, i cili aktualisht është njeriu më i pasur në botë.
Si pjesë e marrëveshjes së ndarjes, Scott përfitoi 4% të aksioneve të Amazon, pasi ishte ajo që kishte ndihmuar Bezos të fillonte gjigantin e teknologjisë në vitin 1994.

Miliarderja, që atëherë ka bërë të ditura vazhdimisht donacionet e saj bamirëse, të tilla si në Dhjetor kur zbuloi se kishte dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë në vetëm 4 muaj për organizata bamirëse të drejtuara nga gratë, shkruan BBC.
Pavarësisht nga donacionet e saj të majme, Scott në listën e Forbes, llogaritet si personi i 22-të më i pasur në botë, me një pasuri prej 59.5 miliardë dollarësh./InLajmi/