Një person është arrestuar si i dyshuar për mashtrim sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë shofer.
Krejt kjo ka ndodhur kur personi i dyshuar E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.
Postimi i plotë i Policisë:
Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim

Prishtinë 16 qershor 2021- Sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim.
Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patent-shofer.
Personi i dyshuar:
– E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u parqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.
Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit./InLajmi/