Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, është përuruar salla gjermane dhe është bërë e ditur se do të mundësohet ndjekja e studimeve në nivelin master në programin e ri “Gjermanishtja si gjuhë e huaj”, raporton InLajmi.
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, u shpreh se Departamenti i Gjuhës Gjermane ka qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhës me partnerë.
Nagavci, shkollimi e lartë e sheh si avantazh për secilin, duke shtuar se ofrimi i mundësive për avancim të të rinjëve është një ndër çështjet parësore të ministrisë.
“Është privilegj të jem pjesë e përurimit të sallës gjermane e cila është pajisur me teknologji moderne dhe libra. Departamenti i Gjuhës Gjermane dhe Letërsisë të UP në përgjithësi kanë qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhës me partnerët tanë edhe atëherë kur komunikimi me profesionist ishte i pamundur”.
“Është kënaqësi të shoh rininë tonë që ata të avancojnë. Shkollimi i lartë është avantazh për secilin krijon jetë më të mirë për secilin. Afërsia për popullin gjerman vërehet nga të rinjtë tanë për të mësuar gjuhën gjermane”.
“Më vjen mirë që do prezantohet programi master si gjuhë e huaj. Një nga çështjet parësore është ofrimi i mundësive për avancimin e rinisë sonë”, është shprehur Nagavci./InLajmi/






















