Ngadhnjim Kastrati, drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, nuk ka mundur të raportoj sot për raportin financiar të RTK-së, përcjell InLajmi.
Kastrati për mungesën e tij e ka akuzuar kryetarin e Komisionit të Kuvendit, Armend Mujën.
Ai tha se vetë Muja, qëllimisht i’a ka pamundësuar raportimin. Ndër të tjera Kastrati i është drejtuar Mujës, me fjalët se ai është një nga borxhlinjë e RTK-së, dhe është i informuar se si janë krijuar të gjitha borxhet e RTK-së.
Postimi i plotë i tij:
Armend Muja personalisht dhe me qellim ma pamundesoi te raportoj sot para Komisionit te Kuvendit!
Une per komisonin dhe qytetaret kesaj here I kam dy pergjigje:
1.Armend Muja eshte ne mesin e atyre qe ka pase kontrate me sherbime ne RTK, dhe e din shume mire se si angazhohet nje person me kontrate te tille!
- Armend Muja e din si jane krijuar borxhet e RTK-se nder vite, po ashtu e din se kush i ka borxh RTK-se, sepse Armendi eshte nje nga borxhlinjet e RTK-se!
Per pyetjet e tjera te deputeteve do te pergjigjem ne ditet ne vazhdim!/InLajmi/