Philip Kosnett, Ambasadori amerikan në Kosovë, ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka vizituar Mitrovicën e Veriut, përcjell InLajmi.
Ai ka njoftuar se ka realizuar takime me liderë politikë dhe shoqëri civile, duke u drejtuar me një mesazh se kosovarët do të marrin paqen dhe drejtësinë e merituar vetëm duke punuar së bashku.
Kossnet, përmes një postimi në Twitter, vizitën e tij e ka cilësuar si shumë të mirë dhe produktive.
Postimi i plotë i tij:
Vizitë e mirë dhe produktive dje në Mitrovicën e Veriut, diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta. /InLajmi/