Është raportuar për 3 vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, përcjell InLajmi.
Nga njoftimi i policisë thuhet se vjedhjet kanë ndodhur brenda objekteve të ndryshme, në të 3 rastet nga 4 persona me maska të cilët kanë vjedhur pajisje, si kompjuterë e telefona. Vjedhjet janë raportuar nga fshati Vragoli, dhe 2 të tjera brenda në Fushë Kosovë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit të ku kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 15.06.2021-04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektiku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur./InLajmi/