Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve, përcjell InLajmi.
Në një postim në rrjetin social Twitter, shefi i Zyrës së BE-së Tomas Szunyog ka thënë se të gjitha procedurat duhet të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog. /InLajmi/




















