Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë ë Kosovës Ramush Haradinaj kujton Ditën e Çlirimit të Gjilanit ku përkujtojë disa prej të rënëve të kësaj komune, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha që ka mijëra shqiptarë që pasuan idealin e lartë të lirisë, të cilët janë meritorë që ne sot e festojmë këtë ditë. Ai ceku disa prej tyre si: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Zijah Shemsiu, Agim Ramadani dhe Abdullah Tahiri.
Ai tha që njerëzit e komunës së Gjilanit i dhanë shumë çështjes kombëtare në etapa të ndryshme dhe të rënda për shqiptarët.
“Përulemi me respekt para sakrificës së Heronjve, Dëshmorëve e Martirëve. Nderojmë kontributin e luftëtarëve të Brigadës 171 “Kadri Zeka” dhe luftëtarëve gjilanas në tërë vendin”, deklaroi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Njerëzit e Gjilanit i dhanë shumë çështjes kombëtare në etapa të ndryshme dhe të rënda për shqiptarët. Sa herë kujtojmë aktivitetin dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezent gjilanasit.
Përpjekjet për lirinë e Atdheut ishin të vazhdueshme. Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Zijah Shemsiu, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri dhe mijëra shqiptarë që pasuan idealin e lartë të lirisë, janë meritorët që ne sot festojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit.
Përulemi me respekt para sakrificës së Heronjve, Dëshmorëve e Martirëve. Nderojmë kontributin e luftëtarëve të Brigadës 171 “Kadri Zeka” dhe luftëtarëve gjilanas në tërë vendin.
Urime Dita e Çlirimit, Gjilan! RH /InLajmi/