NASA ka përfunduar ‘megaraketën’ e Sistemit të Hapësirës, në vlerë prej 18.6 miliardë dollarsh, e cila do të fluturojë astronautët në hënë gjatë dekadës së ardhshme, transmeton InLajmi.
Në Nëntor të këtij viti, do të dërgohet kapsula e parë Orion në një shëtitje të shkurtër rreth hënës si pjesë e misionit Artemis. Ky mission do të zgjasë 22 ditë dhe është krijuar për të provuar gatishmërinë e sistemit për operacionet e ardhshme të ekuipazhit.
Ndërkohë që, raketa e plotë e cila është 212 metra e gjatë po qëndron brenda ndërtesës ikonike të Asamblesë së Automjeteve në Kennedy, DailyMail njofton se po bëhen përgatitjet për Artemis-2, e cila do të dërgojë një ekuipazh rreth hënës.
Ndërsa si hap i fundit për tu ndjekur, do të jetë Artemis-3, mision me anë të së cilit do të zbresin njerëzit në sipërfaqe të hënës, dhe pritet të realizohet në vitin 2024./InLajmi/