Profesori i filozofisë dhe analisti politk, Blerim Latifi duke folur për shkarkimin e Valdete Deka, ka akuzuar avokatin e Tomë Gashin, duke e quajtur militant të Vetëvendosjes
Gashi që njihet për anim politik ndaj VV-së, ka arsyetuar shkarkimin e Valdete Dakës nga presidentja Osmani
Ndërsa Latifi i është drejtuar Gashit se ju jeni më shumë militant i VV-së, se avokat.
“Ti ma shumë je militant i VV-së se avokat” , ka thënë Latifi në pessing.
Tutje Latifi e ka parë shkarkimin e Dakës si hakmarrje ndaj saj.
Latifi gjithashtu ka theksuar se është taktikë e pushtetit që KQZ-në ta ketë në dorë para zgjedhjeve lokale.
“Pushteti është i interesuar ti ketë nën vëzhgim të gjitha pozicionet që janë të ndërlidhura me proceset e zgjedhjeve lokale. Është një lëvizje taktike për ta pasur njeriun e tyre në KQZ në kohën kur ne do t’i kemi zgjedhjet lokale në tetor”, deklaroi tutje Latifi




















