Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi thotë se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar, por se ka ndryshuar për të mirë.
“U përmend që ka ndryshu. Po bre ka ndryshu. Po të kishte shkuar në dialog me qëndrimin e vitit 2010 kishte qenë gabim. Shumë mirë që ka ndryshu”, thotë Kadaj-Bujupi.
“Ka ndryshu por pikën kryesore e ka pasur parësore, njohjen reciproke”, shtoi ajo,në Pressing të T7 .
“Është legjitime me pyet a është e para apo e 2-ta radhitja mirëpo në thelb ka folur për njohje reciproke”, tha Kadaj-Bujupi.