Anëtari i PSD-së ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili takoi sot në Bruksel presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Thotë se Kurti u takua me serbin ende pa i bërë 100 ditë në krye të ekzekutivit.
“Zhvillim i ri nuk janë kërkesat përballë Vuçiqit. Nuk besoj se përfaqësuesit e tjerë nuk kanë folë asnjë herë për tema të tilla. Çka po besoj unë se është zhvillim i ri është vetë prania e Albin Kurtit përballë Vuçiqit në Bruksel”, thotë Hyseni
“Prania e Albin Kurtit në Bruksel është dëshmi, që edhe ato kërkesa që i kemi në tavolinë ndryshojnë. Qëndrimi i parë i Albin Kurtit ka qenë njohja si kusht, pastaj u bë njohja si temë. Shkojmë te kërkimfalja si kusht, pastaj është reciprociteti dhe nuk është vu”, shtoi ai, përcjell Gazeta Express.
“Ka qenë dialogu si jo prioritet dhe enda pa u bë 100 ditë e pamë në takim me Vuçiqin. Kjo na tregon se kur flasim për qëndrimet e tij në Bruksel është gabim për t’i marrë të mirëqena kur e dimë se secili qëndrim i VV-së për dialogun ka ndryshu”, tha Hyseni.