Franca e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Gjermanisë me rezultat 1-0.
Ashtu siç ishte pritur ndeshja doli të jetë e bukur dhe me ritëm të larta, pasi kemi të bëjmë më 2 kombëtare që kanë shumë kualitet.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Kylian Mbappe që gjuajti bukur, por edhe më bukur e priti topin Manuel Neuer.
Goli i vetëm i kësaj pjesëloje erdhi në minutën 20-të. Ishte Lucas Hernandez që harkoi në zonë, ndërsa topin e tij e preku Mats Hummels që e dërgoi në portën e tij për 1-0.
Gjermanët u kthyen pas golit duke rrezikuar fillimisht me Thomas Muller, por goditja e tij shkoi afër shtyllës.
Në minutën e 38-të, ishte Ilkay Gundogan që kishte rast të mirë, por nuk qëlloi portën, përcjell Telegrafi.
Pjesa e 2-të pritet të jetë edhe më e mirë, pasi gjermanët nuk do të pajtohen me këtë rezultat.