Policia e Kosovësë në bashkëpunim me Komitetin për imunizem me vaksinën kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Vaksimini i zyrtarëve policor filloi me datën 15 Qershor në sallën “1 Tetori” dhe ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore.
Ky proces i vaksinimit do të vazhdojë deri në përfundim të vaksionimit të të gjithë personelit policor.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës (pa ndërhyrje):
Me përkrahjen dhe në bashkëpunim me Komitetin për imunizim me vaksinen COVID 19 , sot me datë 15.06.2021 ka filluar vaksionimi i zyrtarëve të PK-së me vendbanim në Prishtinë, i cili po realizohet në sallën 1 tetori.
Ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pran Departamentit të Burimeve Nerëzore të PK-së, e cila në bashkëpunim me departamentet tjera policore ka përgaditë planin e vaksionimit, i cili shpërndahet në baza ditore, me qëllim të njoftimit të zyrtarëve për kohën dhe vendin e vaksionimit.
Vlen të thekesohet, ky proces do të vazhdon deri në përfundim të vaksionimit të të gjithë personelit policor, përderisa deri më tani vaksionimi i personelit të PK-së me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike) ka përfunduar.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor. /InLajmi/