Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e radhës ka diskutuar njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit, raporton InLajmi.
Mergim Lushtaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha se ka i’u është drejtuar Këshillit me një shkresë për dokumentacione dhe informacione më në detaje, Lushtaku tregoj se ka qasje në lëndën e ish-drejtorit Nexhat Krasniqi.
Daorsa Kica-Xhelili kërkoj lëndën se çfarë duhet punuar në këtë drejtim.
Ndërsa Fitim Haziri nga Levizja Vetvendosje tha se nuk kanë bazë argumentet e Këshillit.
“Ku është baza e argumentit për lëndët, si me ju besuar Këshillit kur nuk na kanë dhënë fakte, këtu kanë pasur anshmëri”, tha Haziri.
Besnik Tahiri nga AAK-ja u shpreh se ka paqartësi në krejt këtë raport dhe dokumetet e ofruara. /InLajmi/