Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën e ka shkarkuar, kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.
E zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka komentuar shkarkimin e saj.
Bislimi e ka arsyetuar shkarkimin e Dakës nga ana e presidentes.
“Një person që emëron presidentin e shkarkon presidentin mendoj që Daka kishte një rol destruktiv në procesin e zgjedhjeve. Ka disa gjana që Prokuroria i ka hetu për vota nga Austria dhe besoj se kjo ka ndodhur pa dijeninë e saj”, ka thënë ai në KTV.
Ndër të tjera Bislimi tha se Valdete Daka ka pas një rol për të ja mundësuar Albin Kurtit kandidimin si deputet.