Deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, i drejtohet Qeverisë duke i’u thënë që shpresoj se pas 100 ditëve do t’i ktheheni punëve, raporton InLajmi.
“Po shpresoj që pas 100 diteshit do t’i ktheheni punëve. Rikuperimi nuk mund të ndodh pa veprime konkrete. Nuk po na tregoni sa biznese do të hapen e sa do të mbyllen dhe këto janë ato që i presim na”, tha ai.
Zemaj ndryshe tha që nuk krahasohet menaxhimi i pandemisë me një izolim total të vendit.
“Pasi po ke dëshirë që për shkak të gjendjes pandemike, po tregoj që nuk bëhet krahasim i menaxhimit të pandemisë me një izolim total”, u deklarua Zemaj. /InLajmi/