Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënësja e Policisë Rajonale, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, njoftoi Ahmeti./InLajmi/