Ngjarje tragjike ka ndodhur këtë vikend në afërsi të Romës, transmeton InLajmi.
Është bërë e ditur se 2 të mitur të moshës 5 dhe 10 vjeç si dhe një i moshuar i moshës 84 vjeç, janë vrarë më armë zjarri.
Autori i krimit, 35-vjeçari Andrea Pignani, menjëherë pas aktit të kryer është vetëizoluar dhe ka kryer vetëvrasje, njoftojnë mediat italiane.
Zyrtari i autoriteteve lokale shëndetësore, Alessio D’Amato tha se mjekët bënë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve. “Megjithatë, i pari që ndërroi jetë ishte 5-vjeçari, ndërsa më pas humbi jetën edhe vëllai i tij”, u shpreh ai.
Kryetari i Bashkisë së Ardea, vend në afërsi të Romës, Mario Savarese, tha se tragjedia ndodhi për arsye banale.
“Të 2 fëmijët, gjatë të shtënave, ishin duke luajtur para shtëpisë, ndërsa i moshuari, gjyshi i fëmijëve, ishte duke lëvizur me biçikletë. Autori është një person që ka shfaqur probleme mendore herë pas here, si dhe sjellje agresive”, tha Savarese./InLajmi/