Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi ka mbajtur konferencë për media së bashku me një grup të të rinjve të komunës së Prishtinës, raporton InLajmi.
Ky grup i të rinjëve është mbështetur nga UNICEF innovations Lab Kosovo, OJQ PEN dhe komuna e Prishtinës dhe kanë arritur për të lansuar projektin e bamirës “Click to Eat”.
Sipas tyre ky projekt synon uljen e numrit të qytetarëve në nevojë për ushqim, ku sipas tyre synim është që ushqimi i parapërgatitur dhe i cili nuk ka arritur të konsumohen në lokalet e gastronomisë, të shpërndahen tek qytetarët që kanë nevojë për shujta.
“Po e promovojmë një projekt shumë të rëndësishëm për skemën sociale për qytetarët e Prishtinës”.
“E kemi përkrah që nga fillimi dhe projekti ka të bëjë me zvogëlimin e personave të uritur në Prishtinë, këtu ndërlidhet Komuna, UNICEF, PEN dhe qytetarët”.
“Bizneset çdo ditë tërë atë ushqim që ju mbetet e pashfrytëzuar ideja ka qenë që atë ta shpërndajnë deri të familjet e uritura”.
“Ne do të mundësojmë transportin e ushqimit për shpërndarjen e ushqimit çdo ditë nga ora 14:00 deri në 17:00. Kemi nevojë që kjo të shpërndahet edhe në komunat tjera”.
Muhedin Nushi ka falenderuar të rinjët e Prishtinës për këtë projekt.
“Do ta fuqizojmë dhe do të kemi një projekt stabil që ai të mos shuhet. Kështu njësoj projekte po aplikohen që sa vite në Francë. Qëndrueshmëria e këtij projekt do të jetë i garantuar”.
Udhëheqësja e projektit “Clik to Eat”, Gresa Ismalili, ka thënë se ide për realizmin e këtij projektit ka qenë e kamotshme.
“Ideja ka lind qysh moti. Përfshirja e gjithë komunitetit dhe mbrojtja e ambientit janë 2 elemente të rëndësishme që i realizon ky projekt”.
“Gjatë punë sonë janë rrit numri i punëtorëve ku kemi edhe 2 programe që ndihmojnë implementimi e Click to Eat”.
Ideatore e kësaj iniciative, Gonxhe Haliti ka thënë se synojnë që “Clik to Eat”, të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë.
“Ushqimi që tepron te gastronomia do të bëhet paketim i shujtave dhe do të ofrohet te personat në nevojë. Synimi jonë është që Clik to Eat të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë”.
“Të krijohet shprehi që mos të hidhet ushqimi”. /InLajmi/