Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Ditën e Çlirimit të Komunës së Gjakovës, Obiliqit dhe Vitisë ka thënë se pikërisht në këtë datë shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave, përcjell InLajmi.
Haradinaj falenderon të gjithë luftëtarët që ishin përkrah kombit shqiptar dhe në përpjekje për liri dhe çlirim.
Duke shtuar se shumë nga ta e përjetuan ditën e lirisë, ndërsa të tjerët u përjetësuan në betejat që i dhanë fund okupimit të egër.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të Drenasit, Gjakovës, Rahovecit, Obiliqit dhe Vitisë, urime Dita e Çlirimit!
Në secilën ditë të Qershorit, shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave, nderojmë sakrificën dhe falënderojmë të gjithë ata që ishin përkrah kombit shqiptar, në përpjekjet titanike për liri e çlirim.
Sot kujtojmë trimërinë dhe guximin e luftëtarëve të brigadave 114 “Fehmi Lladrovci”, 124 “Gani Paçarizi”, 132 “Myrtë Zeneli”, 134 “Bedri Shala”,137 “Gjakova”, 138 “Agim Ramadani” dhe 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”.
Shumë nga ta, përjetuan ditën e lirisë, triumfues dhe krenarë, e shumë të tjerë, u përjetësuan në betejat që i dhanë fund okupimit të egër
Urime! /InLajmi/