Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Prishtina në vendin e punës ka rënë nga lartësua rreth 4 metra, dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë viktima është dërguar në QKUK dhe me vendim të prokurorit pronari i firmës ku viktima ka punuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:
Prishtinë, 13.06.2021-11:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. /InLajmi/