Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për personin e zhdukur, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ku tregon që Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe është nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajit dhe ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce.
Policia e Kosovës tregon që ajo nga data 11 Qershor kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë nuk dihet më për të.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Person i zhdukur nga Ferizaj
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetatrët , për personin e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt , Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe. E njëjta me datën 11.06.2021, kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë.
Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce.
Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt.
( tel .192). /InLajmi/