Është gjetur e zhdukura nga Ferizaj, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku kanë thënë që gjatë ditës kanë pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.
Personi që ishte raportuar si e zhdukur ishte tek një e afërme dhe është gjetur nga vëllai i saj i cili e ka njoftuar Policinë.
Vëllai i saj i ka treguar Policisë vendndodhjen e saj dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Personi i zhdukur / i gjetur nga Ferizaj-informatë shtesë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt , Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.
Vëllai i sajë, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë.
Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast. /InLajmi/