Partia Social Demokrate e Kosovës mori mbështetjen e qytetarëve përmes peticionit të nënshkruar nga qytetarët nëpër qytete të ndryshme të Kosovës për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë, përcjell InLajmi.
PSD-ja mori mbështetjen e 10.128 qytetarëve përmes peticionit dhe sipas drejtuesve të kësaj partie ky peticion do t’i dorëzohet zyrtarisht Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i tyre:
Ky është projektligji për faljen e gjobave të pandemisë. Projektligji mori mbështetjen e 10 128 qytetarëve përmes peticionit. Gjatë kësaj jave i njëjti do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend.
Faleminderit secilit që ka nënshkruar! Faleminderit secilit që ka ndihmuar! /InLajmi/
