Ministria e Zhvillimit Rajonal ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga programet: Programi Për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton InLajmi.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka tha se nga ky projekt kanë fituar 153 biznese që pritet të punësohen 353 puntorë.
Ai tha se për realizimin e këtij projekti kanë dhënë kontributin e tyre BREZH-i dhe UNICEF-i.
“Janë gjithsej 153 përfitues të cilët do të krijojnë afër 353 vende të reja të punës. Kjo është bërë në bashkëpunim me BERZH dhe UNICEF gjatë 3 muajve të ardhshëm për të financuar këta punëtor të rinj”. Ka me pas trajnime për përfituesit praktikantë të cilët do të jenë pjesë e këtij projekti”, është shprehur ai.
Damka tregoj se në këtë projekt bëhet fjalë për 1.500.000 euro.
“Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë me këso projekte me të cilat besojmë se do të zhvillojmë ekonominë dhe do të krijojmë vende të reja të punës. Gjithsej ky projekt bashkë me start-up llogaritet të kushtojë 1 milionë euro”. /InLajmi/