Reagon Lidhja Demokratike e Kosovës pas shkarkimit të Valdete Dakës, ku u shprehen se kjo parti me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e Presidentes së Kosovës për shkarkimin e Dakës e cila këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale, përcjell InLajmi.
LDK-ja këtë vendim në prag të zgjedhjeve lokale e konsideron të pabazuar dhe me argumente të paqëndryeshme.
Sipas LDK-së puna e KQZ-së është e vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe këtë vendim e shohin si një goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues.
Ndryshe LDK-ja shkroi se ky vendim rrezikon pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova.
Postimi i plotë i tyre:

LDK me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për ndërprerjen arbitrare të mandatit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila, sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndrërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme. Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë.
Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar.
Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë. /InLajmi/