Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se deklaratat siç i ka quajtur ai bombastike të palës nga Prishtina janë të zakonshme para fillimit të bisedimeve dhe se ato janë përpjekje për ta vendosur temën e dialogut në plan të 2-të.
Daçiq tha se kështu ka qenë gjithmonë në Bruksel, kur fillojnë disa bisedime.
Ai i tha TV Pink se Serbia është nën presion në mënyra të ndryshme dhe njëra prej tyre është se BE nuk ka rihapur asnjë kapitull, transmeton KlanKosova
“Ata kurrë nuk do të thonë se ata e lënë lidhjen tonë mënjanë dhe tani kemi një situatë ku nuk e dimë kur do të ndodhë”.
















