Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11.700 vaksina Pfizer, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në mbi 967.000
“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11. 700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967.000 sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani“, shkruan Rama./InLajmi/