Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Bruksel nënshkruan marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G, partneritet ky mes të 2 vendeve.
Marrëveshja u firmos mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas një takimi miqësor mes tyre që zhvilluan
”Për mua dhe për ne në Shqipëri, është një moment shumë i rëndësishëm, sepse kemi marrë këtë nismë nga ana jonë, qysh prej disa vitesh, duke iu treguar edhe të tjerëve vendeve në rajon që të bëhen pjesë”, deklaroi Rama mes tjerash.
”Dhe të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi. E për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë, duke mos lënë të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq”, njofton Klan Kosova.
”Është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush, e që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës përherë”.