Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së dielle është duke vazhduar kontrollimin e rrugëve rajonale për mes dron-ve, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë ky kontrollim është duke vazhduar me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut.
Ndër të tjera Policia kanë tyënë se njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojnë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos ketë aksidente.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan edhe sot me 13 qershor 2021 kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dron- ve me qëllim të preventimit nga aksidentet e trafikut.

Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente.
Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore. /InLajmi/