Oda e Afarizmit të Kosovës i ka drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës një kërkes që për mes të cilët ka ofruar përkrahje për Kosovën në furnizimin me vaksina anti-Covid, përcjell InLajmi.
Këtë kërkes OAK-së e kanë kërkuar në mënyrë që të fillojë sa më shpejt vaksinimi i punëtorëve të sektorit privat, për arsye që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore.
Ndër të tjera OAK ka shpejguar se kërkesa e tillë është ardhur pasi që Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit.
Postimi i plotë i OAK-së:
OAK kërkon edhe nga kryeministri Rama përkrahje për vaksinimin e punëtorëve
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkresë Kryemnistrit Rama, meqë rast ka kërkuar ofrimin e përkrahjes së Republikës së Kosovës në furnizimin me vaksina, në mënyrë që edhe Kosova sa më parë të fillojë me vaksinimin e të punësuarve të sektorit privat në mënyrë që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore.
Sipas OAK, një kërkesë e tillë vije pasi qe Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit.
Lajmi i plotë: https://bit.ly/35hczPu /InLajmi/