Një person nga fshati Sopniq i Rahovecit ka vdekur pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj, ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv.
“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq KK Rahovec ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë”.
Dyshohet se palët janë familjarë ne mes vete.
Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar.