Këtë të shtunë janë bërë plot 22 vite prejse nënkoloneli Martin Browning për herë të parë vizitoi Kosovën.
Por asokohe, Browning bashkë me shumë ushtarë të tjerë, morën rrugë për të ofruar ndihmë qytetarëve të cilët po dëboheshin e vriteshin pafajësisht.
Urdhri për t’u nisur drejt Kosovës kishte ardhur aq shpejt sa që Browning nuk pati mundësi t’i njoftojë familjen e tij për rrugëtimin e tij të ri.
Browning, i cili ishte pjesë e brigadës së ushtarëve nga Britania, kishte dëgjuar për Kosovën.
Mirëpo ajo që e dallonte këtë vend nga zonat e tjera të konfliktit, thotë se ishte mirëpritja nga qytetarët.
Entuziazmin e kosovarëve, Browning po e krahason me të francezëve pasi që përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, ndonëse ishte përfundimi i luftës, situata këtu vazhdonte të ishte e tendosur.
Browning i cili për herë të parë pas luftës, në Kosovë erdhi vitin e kaluar, thotë se vendi ka ndryshuar shumë.
E vetmja gjë që s’ka ndryshuar, është mirënjohja e kosovarëve për britanikët, shkruan Gazeta Metro