U.d. i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar qytetin e Suharekës në nderim të Ditës së Çlirimit të kësaj komune, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka shkruar se besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim.
Ndër të tjera kryetari i PDK-së ka shkruar se UÇK ka luftuar me luftën e saj të pastër e të drejtë.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Suharekë, për të shënuar Ditën e shenjtë të Çlirimit. Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve. Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën! /InLajmi/