Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi ka mbajtur konferencë për media ku sipas tij nga data 15 qershor pritet të fillojë vaksinimit masiv, raporton InLajmi.
Sipa Bardhit të gjitha masat nga ekipet mjekësore janë të marrë dhe janë të gatshme.
“Për procesin e vaksinimit në masë nga 15 qershor fillon në nivel vendi, të gjitha masat janë ndërmarr ekipet mjekësore janë krijuar edhe infrastruktura është e gatshme dhe këtë pjesë nuk do ta kemi sfidues”, ka deklaruar Bardhi.
Tutje, Bardhi ka bërë të ditur se deri në ora 12:00 vetëm sot janë vaksinuar 250 persona në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa në nivel vendi janë vaksinuar mbi 99 mijë të persona.
“Aktualisht deri në këto qaste janë vaksinuar 250 persona në sallën ‘1 Tetori’, përderisa nëse flasim në nivel vendi deri më tani kemi mbi 650 vaksina të dhëna, por numri total deri tani ne kemi arritur në 99 mijë vaksina të aplikuara në nivel vendi”, ka thënë ai.
I pyetur se kur do të fillojë vaksinimi i personave nën moshën 65 vjeçar, Bardhi tha se pritet shumë shpejt.
“Ajo varet nga komenti kur del rekomandimi dhe pritet shumë shpejt pasi që e dini se nga data 15 qershor fillon vaksinimi masiv”. /InLajmi/