Anglia ka marrë 3 pikët e para në Grupin D të Kampionatit Europian.
3 Luanët kanë mposhtur Kroacinë me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rahem Sterling në minutën e 57-të pas një asistimi të Phillips.
Me këtë fitore, Anglia është e para me 3 pikë, Kroacia nuk ka asnjë pikë, shkruan Indeksonline.
Nesër nga ora 15:00 luhet ndeshja tjetër e grupit, ajo në mes të Skocisë dhe Çekisë.