• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 23 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Xhirimi i policisë, veprim i ligjshëm?

J G nga J G
12 June 2021
në Kosovë
0 0
0
Xhirimi i policisë, veprim i ligjshëm?
0
SHPERNDARJE
67
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse e shihni një polic të Kosovës në rrugë duke ushtruar dhunë ndaj ndonjë qytetari, lirisht nxirreni telefonin tuaj dhe filloni të xhironi.

Xhirimi apo fotografimi i rasteve të tilla, mund të jetë përcaktues për të treguar nëse polici ka vepruar në mënyrë të ligjshme.

Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës, thotë se parimisht qytetarët kanë të drejtë të xhirojnë punën e policëve, përderisa nuk e pengojnë punën e tyre.

Beka tha se qytetarët nuk kanë të drejtë të xhirojnë në rastet kur me shenjë të caktuar është e ndaluar që të ketë incizim ose ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonë të caktuar me shirit të policisë, që bëhet fjalë për një vend të ngjarjes.

“Në qoftë se bëhet një incizim i ndonjë veprimi të zyrtarëve policorë, qoftë të ndonjë arrestimi apo diçka të ngjashme, të mos jetë në një distancë afërsie aq të madhe sa që të pengohet puna e zyrtarëve policorë, duke tentuar që të bëhet një incizim, për shkak se në këtë mënyrë edhe mund të kryhet pastaj vepër penale nga qytetarët ‘pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thotë Beka.

Beka tregon se​ pikërisht disa video-incizime që i kanë dërguar qytetarët, kanë ndihmuar për të vërtetuar shkeljet potenciale të punonjësve policorë, si dhe për të vërtetuar që zyrtarët policorë kanë pasur një reagim profesional.

Sipas tij, Policia e Kosovës është duke iniciuar një projekt për pajisjen e policëve me kamera trupore.

Disa ditë më parë, përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi kanë parë në media një foto ku shihet një qytetar duke kryer kundërvajtje rrugore (tejkalim në vijën e plotë), të njëjtit i është shqiptuar tiketa sipas Ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.

Fotot që i kushtuan me arrestim

Një ditë fundjave në vitin 2013, Bashkim Bekolli, gazetar nga Prishtina, ishte duke pritur autobusin në stacionin afër ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, në qendër të qytetit të Prishtinës.

Gjatë atyre minutave, ai kishte fotografuar një rreshter të Njësisë Speciale, i cili kishte parkuar gabimisht veturën zyrtare. Për këtë veprim, Bekolli u arrestua nga një patrullë e policisë dhe i kaloi disa orë në një stacion policor.

“Erdhi një veturë e Policisë së Kosovës, ishte një rreshter i Njësisë Speciale, e ndali veturën e tij në vend-parkimin e autobusit, gjë që e pengoi edhe komunikacionin…Nuk mu duk gjest i mirë, e fotografova. Më pa, më vërejti që e fotografova. Erdhi këtu dhe filloi të më kërcënonte: nuk ke të drejtë të më fotografosh. Ma mori telefonin, i fshiu fotografitë, disa gjeste jo të mira”, thotë Bekolli .

Qytetarët Besart Mjekiqi dhe Art Dushi, thonë se është mirë të xhirohen shkeljet që i bëjnë policët.

“Unë mendoj që po, për shkak se të gjithë njerëzit nuk jemi njësoj. Kështu që mund të jetë ndonjë polic që ushtron dhunë ose çka po di, kështu që ta shohin edhe të tjerët se çka është duke ndodhur”, thotë Mjekiqi.

“Policia janë shërbyes publikë sipas mendimit tim dhe duhet të jetë e lejueshme dhe e obligueshme të xhirohen dhe ta raportojnë atë rast nëse ka ndonjë shkelje ose diçka”, thotë Dushi.

Kusari: Shkeljet e policëve duhet të xhirohen

Në qoftë se polici iu thotë se nuk keni të drejtë ta xhironi, ai është duke vepruar kundërligjshëm, thotë aktivistja Flutura Kusari.

Ajo tha se këta policë duhet të paraqiten në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

“Ka arsye se përse lejohet incizimi dhe filmimi i policëve, për shkak se ata kanë autorizime jashtëzakonisht të mëdha, dhe duke i pasur këto autorizime ata mund edhe t’i keqpërdorin, qysh edhe ka ndodhur shumë herë. Prandaj filmimi dhe publikimi i aksioneve të tyre, sidomos kur ata janë duke bërë diçka të kundërligjshme, i shërben interesit të publikut, prandaj edhe lejohet”, thotë Kusari për Radio Evropa e Lirë.

Ajo thotë se në Kosovë ende ka raste kur policia nuk i lejon të tjerët që të filmojnë, kjo ndodh kryesisht jashtë Prishtinës, ku njerëzit ndoshta dinë më pak për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët kanë të drejtë që të xhirojnë aksionet e policisë.

Videoja e realizuar me telefon, ishte dëshmia vendimtare në dënimin e ish-policit Derek Chauvin, i cili u shpall fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Edhe në shtetet evropiane qytetarëve u lejohet që të xhirojnë policët derisa ata janë në detyrë.

Në Francë, presidenti Emanuel Macron insistoi që ta bëjë vepër penale filmimin e policëve, të dënueshme deri më pesë vjet burgim dhe gjobë 75 mijë euro, gjë që çoi në protesta dhe ajo iniciativë u anulua.

 

Tags: Policia e KosovësXhirimi
Postimi i mëparshëm

Ish-Kryeministri Hoti uron Ditën e Çlirimit

Postimi tjetër

Liderët e vendit përkujtojnë ushtarët e rënë të NATO-s

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Liderët e vendit përkujtojnë ushtarët e rënë të NATO-s

Liderët e vendit përkujtojnë ushtarët e rënë të NATO-s

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu