Fakte të reja dhe interesante vijojnë të dalin në lidhje me Kampionatin Europian të Futbollit, i cili sapo ka startuar.
Sipas të dhënave, ekipet kombëtare që marrin pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm do të ndajnë së bashku 331 milionë euro, ose e thënë ndryshe 30 milionë më shumë krahasuar me Francë 2016. Në fillimi, ishte parashikuar që buxheti të ishte 371 milionë euro, por pandemia bëri goditjen e saj si në çdo sektor tjetër dhe për këtë arsye shifra u reduktua.
Kështu, fituesit të Euro 2020 do t’i shkojnë 30 milionë euro, ndërsa secili ekip që merr pjesë në fazën finale do të marrë nga 9.5 milionë. Por nuk përfundon këtu. Fitorja e një ndeshje në grupe vlen 1 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro, transmeton IndeksOnline.
Kalimi në fazën e 1/8 garanton 1.5 milionë euro, çerekfinalja 2.5 milionë dhe gjysmëfinalja 4 milionë. Shifra të rëndësishme, edhe megjithatë është UEFA që do të bëjë marrëveshjen e vërtetë. Fatura totale e Euro 2020, në fakt, do të prekë 2 miliardë euro me synimin për të arritur një fitim prej mbi 850 milion euro. Para të çmuara për të rifilluar futbollin evropian dhe për t’i vendosur llogaritë përsëri në rregull.