Niman Bardhi, Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, ka thënë se të shtunën në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 300 persona, raporton InLajmi.
“Në sallën “1 Tetori” më Prishtinë janë 300 të vaksinuar, në nivel vendi 1200. Ndërsa deri më tani janë 97.500 të vaksinuar në nivel vendi”, tha Nimani në një konferencë për media.
Ndërkohë, qytetarët që tashmë janë vaksinuar kanë bërë thirrje për vaksinim duke theksuar se nuk ka ndonjë efekt negativ në organizëm.
Hajriz Pacolli, pjesë e stafit shëndetësor është shprehur se ka pranuar dozën e 2-të të vaksinës dhe nuk pasur asnjë raksion shqetësues, duke u bërë thirrje të gjithë kolegëve që të vaksinohen.
“Dozën e dytë të vaksinës anti-Covid sapo e mora nuk ka kurrfarë reaksioni, nuk kam pasë as herën e parë. Edhe këtu funksionimi ka qenë në rregull, nuk patëm pritje, me termin e kohë. Është porosi për të gjithë kolegët sepse ne jemi të rrezikuar më punën që bëjmë dhe normal nuk ka preventivë tjerë më parandaluar shfaqjen e virusit”. /InLajmi/