Pas rinovimit dhe ridestinimit të funksionit të saj, sot në lagjen Ortakoll në Prizren, me një solemnitet rasti, u përurua Qendra Kulturore i të rinjve, raporton InLajmi.
Për nder të Festave të Qershorit, në lagjen Ortakoll në Prizren, ku jetojnë afro 40 mijë qytetarë, nga kryteari i komunës Mytaher Haskuka, Dr. Arhim Ajazi drejtor në DKRS dhe mysafirë të tjerë, sot u bë përurimi solemn i Qendrës Kulturore i të rinjve, e cila do të jetë në funksion të grupeve të shumta amatore, të cilat veprojnë në qytet.

“Kjo qendër me sallën prej 120 ulësesh, dhe me kthinat e tjera përcjellëse, për renovimin e të cilës Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren investoi mbi 64 mijë, do të shërbej për organizimin e manifestimeve të shumta kulturore, nga Shoqëritë kulturore, grupet artistike nga të gjitha komunitetet, si dhe nga teatri amator. Poashtu, këto ditë në këtë Qendër do të instalohen edhe dritat dhe zërimi, si dhe mjetet e tjera, për çka janë ndarë edhe mbi 20 mijë euro, me qëllim të funksionalizimit sa më të mirë të saj”, – tha për InLajmin Sazan Cukaj, koordinator për Kulturë, pranë DKRS-së në Prizren.
Pas përurimit të kësaj Qendre, kryetari Haskuka, bashkë me bashkëpunëtor,ë bëri edhe përurimin e terenve sportive në SHFMU “Abdyl Frashëri”, si dhe shtegun modern për atletë për kërcim së gjati, për çka janë investiuar mbi 50 mijë euro. Osman Goranci /InLajmi/






















