Në Prizren, gjegjësisht në sheshin “Shatërvan” , dje është raportuar një rast i falsifikimit të parasë, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Një person në këtë qytet dyshohet se ka dhënë një karmonedhë prej 50 eurosh të falsifikuar.
Tutje, njoftohet se kartëmonedha prej 50-eurosh është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.
Postimi i plotë i Policisë:
Falsifikim i parasë:
Sheshi Shatërvan, Prizren 27.05.2021 – 13:07. Është raportuar për një rast ku dyshohet se një kartëmonedhë 50€ dyshohet se mund të jetë e falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore./InLajmi/