• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Pandemia mantelbardhëve iu shkaktoi probleme me ankthin, kanë nevojë për psikologë

V E nga V E
12 June 2021
në KRYESORE
0 0
0
Pandemia mantelbardhëve iu shkaktoi probleme me ankthin, kanë nevojë për psikologë
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

80% e personelit shëndetësor në Klinikën Infektive kanë probleme me ankthin dhe depresionin për shkak të lodhjes nga puna gjatë kohës së pandemisë. Prandaj nga ky komunitet kërkohet që të angazhohen psikologë klinikë për ta trajtuar këtë kategori.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Izet Sadiku, u.d drejtor i Klinikës Infektive, ka thënë se sipas hulumtimit që është bërë me punëtorët e kësaj klinike, 40% e personelit shëndetësor kanë treguar gatishmërinë që të largohen nga puna për shkak të stresit dhe izolimit gjatë pandemisë në klinikë me pacientë.

“Tash ka filluar të diskutohet edhe më shumë se mbas kalimit të pandemisë do të ketë probleme shëndetësore sidomos të nivelit të shëndetit mendor dhe sigurisht kjo do të reflektojë më së shumti në personelin shëndetësor që është marrë qe 15 muaj me pacientët me Covid-19 dhe kanë pasur presion më shumë. Një hulumtim që është bërë para një muaji me punëtorët e Klinikës Infektive është konstatuar që 80% e tyre kanë treguar se kanë probleme qoftë ankth, probleme me gjumin dhe rreth 40% e tyre kanë thënë që ndoshta nuk është vendi më për të punuar në klinikë. Kjo tregon për një gjendje të rëndë dhe unë mendoj që në një të ardhme me mendua me punua që me bo programe të posaçme të trajnimit psikoterapeutike për trajtimin e stafit që kanë punuar në klinikat Covid-19. Ne prej 13 marsit të vitit 2020 që i bie 15 muaj dhe deri para një jave dite kemi pasur vetëm nga 5 ditë pushim dhe shumicën e kohës kemi qenë të izoluar se të tjerët dhe kemi pasur rezerva m’u taku me familjar që të mos e bartnim virusin. Kjo është një stres që të mban në ngarkesë psikologjike. Edhe ajo e bënë të vetën kur e she një pacient që nuk po arrini mi dhënë ndihmë”, shtoi Sadiku.

Që nga fillimi i pandemisë Kosova është përballur me virusin Covid-19, i cili ka shkaktuar lodhje psikike te personeli mjekësor, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.

Madje, ai tha se kushtet e rënda të punës, mungesa e mjeteve të nevojshme mund të ndikojë në largimin e punëtorëve shëndetësor prej sektorëve publik dhe largimin e tyre jashtë Kosovës.

“Janë 2 efekte të cilat po njihen edhe botërisht tashmë si efekte anësore të punës së gjatë të personelit mjekësor sidomos ata të cilët janë marrë intensivisht por që kanë qenë në front të parë me pacientët e covidit. Po ashtu janë problemet psikologjike të cilat janë përballë rasteve me depresion, raste me lodhje psikike për shkak të kushteve të dobëta të punës dhe mos menaxhimit të orëve të gjata të punës së një kategorie. Dhe këto do të japin efekte afatgjata, si largimi i punëtorëve shëndetësor prej sektorëve publik dhe gjenerata që vjen largimi i mjekëve jashtë Kosovës. Të gjitha kanë qenë kombinim i kushteve të rënda të punës, mungesës së mjeteve të punës dhe normal valët një pas një të pacientëve me Covid-19”, shtoi Sejdiu.

Ai shtoi se për herë të parë ka parë mjekë, specialist me përvojë kur kanë qarë për shkak të stër ngarkesës në punë dhe izolimit nga familja.

Mes tjerash, Sejdiu thotë se nëse Kosova përballet edhe me një valë të 4-të me siguri që do të shkaktojë dëme edhe në ofrimin e shërbimeve apo pakësimin e mjekëve.

Sipas tij, qeveria dhe institucionet shëndetësore duhet të merrem më shumë me këto probleme në mënyrë që të angazhojnë psikologë klinikë që të punojnë me punëtorët shëndetësor ndryshe sistemi mund të pësojë.

“Lodhja e tepërt, stër ngarkesat, lodhjet psikike, demoralizimi krejt këto ndikojnë në rënien e imunitetit i cili hap dyer për një infektim të mundshëm në rast se dështon imuniteti qoftë i fituar qoftë edhe përmes vaksinave. Për herë të parë kam parë mjekë, specialist me përvojë kur kanë qajtë. Një për shkak të stër ngarkesës në punë dhe izolimi nga familja. Kam frikë se nëse kemi një valë të katërt me siguri që do të shkaktojë dëme edhe në ofrimin e shërbimeve apo pakësimin e këtyre mjekëve të cilët do të ikin këtyre lëmive me të cilat do të përballem. Qeveria ka bërë shumë pak në këtë drejtim dhe mendoj se tash është koha e fundit që institucionet shëndetësore duhet të merren me këto probleme dhe duhet t’i angazhojmë intensivisht psikologët klinikë dhe të punojmë me këta punëtorë shëndetësor sepse sistemi mund të pësojë”, tha ai.

Kosova nuk duhet të relaksohet por të përgatitet sepse tashmë kur valët shpeshtohen është mundësia që rreziku i stërlodhjes të rritet në nivel të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Me çfarë mase ose fuqie do të vijë vala e katërt. Por gjithsesi nuk duhet të relaksohemi dhe mendoj që institucionet duhet të mobilizohen dhe të bëjnë një analizë për lëshimet që kanë mundur të bëhen në sistem dhe të përgatitemi. Gjatë gjithë kohës në pritje të valës së ardhshme kemi thënë se jemi të përgatitur por tash kur valët shpeshtohen dhe rriten është rreziku i stërlodhjes në nivel të ofrimit të shërbimeve shëndetësore të punëtorët shëndetësor”.

E Infektologu Ilir Tolaj theksoi se personeli shëndetësor do të ballafaqohet me stresin postraumatik për një kohë të gjatë.

“Personeli shëndetësor është pjesë e komunitetit njerëzor prandaj pasojat janë të ngjashme. Çdo pandemi ose çdo situatë e jashtëzakonshme që e godet njerëzimin pas vetes lënë një stres me përmasa të caktuara dhe afatgjate. Edhe personeli shëndetësor do të ballafaqohet me stresin postraumatik për një kohë të gjatë”, shtoi Tolaj.

“Shumica e personelit shëndetësor në kohën e kulmit të valëve të pandemisë ka qenë 100% e angazhuar rreth këtyre pacientëve. Kuptohet tash situata është më e lehtë dhe relaksi është i mirëseardhur. Pasojat nuk kanë të bëjnë vetëm me numrin e pacientëve por janë afatgjata edhe kur të tërhiqet pandemia në tërësi pasojat do të mbesin. Ne jemi ende në fazat fillestare të vlerësimit të pasojave të cilat i ka shkaktuar pandemia në shëndetin mendor dhe kjo është përgjegjësi e atyre që merren me shëndetin mendor që ta vlerësojnë situatën dhe të marrin masa”.

Tags: AnkthiKoronavirusiMjekëtPsikologë
Postimi i mëparshëm

Shpageti me salcë spinaqi dhe domate

Postimi tjetër

Serbia do ta ndryshojë Kushtetuten, ftohen shqiptarët, Kamberi tregon se a e kanë pranuar ftesën

Të ngjajshme Postime

“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane
KRYESORE

“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane

23 December 2025
Abdixhiku për të ardhmen e Kosovës: Mundemi me investu në teknologji informative, ose me festu me guma
KRYESORE

Abdixhiku për të ardhmen e Kosovës: Mundemi me investu në teknologji informative, ose me festu me guma

23 December 2025
Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kritike, apel për vizitë, mund të bëhet shumë vonë
KRYESORE

Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kritike, apel për vizitë, mund të bëhet shumë vonë

23 December 2025
Ndërprerje të rrymës shkaku i mbingarkesës, bizneset ankohen për dëme
KRYESORE

Ndërprerje të rrymës shkaku i mbingarkesës, bizneset ankohen për dëme

23 December 2025
Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu
KRYESORE

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet
KRYESORE

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Postimi tjetër
Serbia do ta ndryshojë Kushtetuten, ftohen shqiptarët, Kamberi tregon se a e kanë pranuar ftesën

Serbia do ta ndryshojë Kushtetuten, ftohen shqiptarët, Kamberi tregon se a e kanë pranuar ftesën

Lajmet e fundit

Kandidati për deputet Shaban Osmanaj në përvjetorin e LDK-së: Vazhdojmë me frymën rugoviane për zhvillimin e vendit tonë

Kandidati për deputet Shaban Osmanaj në përvjetorin e LDK-së: Vazhdojmë me frymën rugoviane për zhvillimin e vendit tonë

23 December 2025
Rusët raportohet se kanë sulmuar një anije tregtare turke në Detin e Zi

Rusët raportohet se kanë sulmuar një anije tregtare turke në Detin e Zi

23 December 2025
“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane

“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane

23 December 2025
Abdixhiku për të ardhmen e Kosovës: Mundemi me investu në teknologji informative, ose me festu me guma

Abdixhiku për të ardhmen e Kosovës: Mundemi me investu në teknologji informative, ose me festu me guma

23 December 2025
Berisha: Policia bëri terror, bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave

Berisha: Policia bëri terror, bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave

23 December 2025
KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

23 December 2025
Mentor Haziri kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother

Mentor Haziri kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother

23 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu