Danimarka do të presë Finlandën në stadiumin “Parker” të Kopenhagenit në takimin e parë të Grupit B që do të luhet orën 18:00.
Danezët nuk kanë humbur në 21 sfida të luajtura në shtëpi kundër finlandezëve që nga vitit 1949.
Kjo është hera e 9-të që ata marrin pjesë në një Kampionat Evropian, por përfaqësuesja dështoi që të merrte pjesë në Euro 2016.
Në 12 takimet e fundit, skuadra ka humbur vetëm një nga 12 sfidat e luajtura në të gjitha kompeticionet.
Finlanda merr pjesë për herë të parë në një kampionat evropian, e pavarësisht emocioneve lojtarët e dinë se nuk ka përfaqësuese të pamposhtur.

Skuadra vjen pas 2 humbjeve në miqësoret kundër Suedisë dhe Estonisë.
Në 6 ndeshjet e fundit ata nuk kanë arritur fitoren. Por atmosfera brenda ekipit është e mirë, ndërsa futbollistët do të përpiqen që të lumturojnë një komb të tërë me paraqitjet e tyre në Euro 2020.
Në total, finlandezët kanë fituar vetëm 11 herë përgjatë historisë kundër rivalëve të tyre skandinavë. Ata kanë barazuar 10 herë dhe humbur 38 herë.
Favorite e Grupit B për t’u kualifikuar është Belgjika, e përbërë nga yjet, shkruan tvklan.al
Por danezët, rusët e gjithashtu edhe Finlanda do të luajnë shanset e tyre.