Në Divjakë ishte i vendosur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj në 22 vjetorin e çlirimit të vendit, Divjaka është vizituar nga lideri i vendit, Albin Kurti njofton InLajmi.
Me këtë rast, Kryeministri Kurti ka thënë se 12 Qershori është ditë për t’u krenuar, si dhe ka kujtuar miqësinë e mbështetjen e NATO-s.
“12 Qershori, është dita e çlirimit të Kosovës, prandaj e kujtojmë gjithmonë dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare, duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur, por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë.”
Kurti ka folur edhe për Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë, në të cilin ishin mirëpritur oficerët e parë të NATO-s.
“Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë që udhëhiqej nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Agim Çeku, i cili po e pasonte Gjeneral Sylejman Selimin, ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999.”
Në organizimin në Divjakë ishin të pranishëm edhe ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi e Agim Çeku./InLajmi/